13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Kështu e ‘respektojnë’ distancën qytetarët e Vushtrrisë derisa presin në radhë para komunës

Rekomandime

Ka më shumë se një muaj që në secilën media të botës, duke përfshirë edhe ato të Kosovës, që bëhet thirrje të mbahet distancë rreth 2 metra në vende publike ku ka prezencë të më shumë njerëzve, por duket se në Vushtrri ky lajm nuk ka shkuar ende.

Më shumë se sa institucionet, përgjegjësinë për ndalimin e përhapjes së coronavirusit e kanë vetë qytetarët, pasi u kërkohet të kenë shumë kujdes gjatë kontaktit me njerëz të tjerë.

- Advertisement -

Pavarësisht thirrjeve për të mos u grumbulluar dhe për të mbajtur distancë rreth 2 metra, sidomos në ato vende ku ka prezencë më të madhe të njerzëve, kjo nuk po respektohet aq sa duhet nga qyetetarët.

Një fotografi e cila sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale, dëshmohet kjo. Aty shihen me dhjetëra qytetarë duke pritur para objektit të komunës së Vushtrrisë, jo duke mbajtur distancën për t’u kujdesur nga rreziku i përhapjes së virusit, por duke qëndruar ngjitur njëri me tjetrin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit