7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti për Foreign Policy: Nëse e neglizhon historinë, ajo të kthehet keq

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për “Foreign Policy”, ku ka folur gjërë e gjatë për qeverinë e udhëhequr nga ai, mocionin, opozitën, presidentin Hashim Thaçi dhe rolin e ambasadorit Richard Grenell në marrëveshjet e deritashme dhe ato që synohen të arrihen me Serbinë.

Foreign Policy ka botuar një pjesë të intervsitës.

- Advertisement -

Foreign Policy: Të dielën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në Twitter se ai pret të formohet qeveria e re dikur brenda javës. Por, ju keni bërë thirrje për zgjedhje të reja. Si qëndrojnë punët tash lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë?

Albin Kurti: Republika e Kosovës është republikë parlamentare. Presidenti është më shumë figurë ceremoniale. Ne nuk mund të krijojmë e as të drejtojmë vullnet politike.

Ajo që ai po e bën tani tashmë është shkelje e Kushtetutës. Ai po mundohet ta formojë një qeveri të re në mënyrë që t’i shmangë zgjedhjet e reja, pikërisht sepse të gjithë e dinë se kush do të fitojë. Partia jonë, Lëvizja Vetëvendosje, i ka mbi 50 për qind të votave në të gjitha sondazhet gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -

Foreign Policy: Nëse do të vendosej për zgjedhje, kur mendoni se do të duhej t’i mbanit ato? A do t’i organizonit në kohë pandemie?

Albin Kurti: Jo, unë po kërkoj zgjedhje të reja menjëherë pas krizës së pandemisë. Pra, bëjmë punë të mirë në luftimin e pandemisë COVID-19 — s’ka ankesa në këtë kuptim.

- Advertisement -

Më 16 mars, presidenti ynë kërkoi që të shpallej gjendje e jashtëzakonshme kur kishte zero vdekje e vetëm 19 të infektuar.

Foreign Policy: Pse ishit kundër thirrjes për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme?

Albin Kurti: Sipas Kushtetutës sonë, neni 131, me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti i vendit bëhet komandant suprem i forcave të armatosura, njëfarë lloj mobilizimi i përgjithshëm, e ai mund t’i vendosë forcat e armatosura në rrugët e Kosovës.

Ai po ashtu e merr edhe kryesimin e Këshillit të Sigurisë së Republikës, duke nënkuptuar që do të kishte edhe pushtet ekzekutiv. Është e dukshme për të gjithë se ai po mundohej ta përdorë virusin për të marrë pushtet, e jo për ta luftuar pandeminë.

Foreign Policy: Në një konferencë për media këtë javë keni thënë se i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Richard Grenell, ka luajtur rol thelbësor në shkarkimin e Qeverisë suaj. A mund ta elaboroni se cili mendoni që ka qenë roli i cili e ka luajtur Grenell në këtë çështje?

Albin Kurti: E kam takuar ambasadorin Grenell menjëherë pas zgjedhjeve që i kemi fituar në nëntor të vitit të kaluar.

Në atë kohë, ai thoshte se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe që Serbia duhet ta ndalë fushatën e çnjohjeve, me të cilën Serbia po lobon gjithandej nëpër shtete të caktuara për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe po vendos pengesa të ndryshme në parandalimin anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Më vonë, në janar ai erdhi përsëri në Kosovë dhe e ritheksoi të njëjtën gjë.

Por, pasi u kthye nga Beogradi, ai filloi ta dorëzonte, pak nga pak, kërkesën që Serbia ta ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve. Ishte vetëm, “Ju [Kosova] duhet t’i hiqni tarifat”.

Ai e ndryshoi qëndrimin e tij. Kjo është diçka e veçantë kur vjen në pyetje raporti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne kemi pasur gjithmonë qëndrimin tonë. Serbia e ka qëndrimin e saj. Nuk po them që Shtetet e Bashkuara janë të njëjta me Serbinë, larg asaj. Ky zyrtar specifik ka këtë qëndrim specifik, që është identik më atë të Beogradit. E kjo është për t’u çuditur. Kurrë, përgjatë 30 viteve marrëdhënie, që nga viti 1989, nuk ka pasur përfaqësues amerikan në Ballkan me qëndrim identik me Beogradin.

Foreign Policy: Pse mendoni se qëndrimi i tij është i ngjashëm me atë të Serbisë?

Albin Kurti: Kemi president shumë të dobët, i cili po mundohet brenda të forcohet teksa i numëron ditët e tij të fundit në pozitë.

Mendoj që ambasadori Grenell po e përdor këtë situatë, duke e shfrytëzuar rrugën e shkurtër që Thaçi e presidenti serb Aleksandar Vuçiq të dalin me një marrëveshje të caktuar, ta lehtësojë dhe ta kurorëzojë me një festë—si sukses në arenë ndërkombëtare—për veten, e ndoshta edhe për Administratën.

Ai pa potencial për marrëveshje të shpejtë, për një ndreqje të shpejtë të dy presidentëve dhe nuk i intereson shumë përmbajtja [e marrëveshjes]. Atij i intereson koha, e do atë shpejt. Është i fokusuar në nënshkrime, në fund për një marrëveshjeje, por jo në tekstin e marrëveshjes.

E nëse do që ta bësh shpejt, bën presion në palën e dobët. E Serbia është më e fortë e më e madhe. Atij nuk i intereson historia. E në Ballkan, nëse e neglizhon historinë, të kthehet keq. Ajo gjithmonë kthehet. Mendoj se këto lloj marrëveshjesh të shpejta, janë vetë problemi.

Foreign Policy: Si lidhet kjo me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë suaj dhe rolit të Grenellit?

Albin Kurti: Atëherë kur ambasadori Grenell nuk mund të më thyente mua, e filloi presionin mbi partnerin e koalicionit. Mesa duket vetëm duke i kërcënuar ata, por ndoshta edhe duke iu bërë ndonjë ofertë atraktive të radhës për udhëheqjen e qeverisë, që është ajo që në të vërtetë e duan ata.

Duke i thënë “ju jeni nën hijen e z. Kurti. Nuk mund të vini në pushtet. Vetëm votojeni mocionin e mosbesimit.

Hiqeni reciprocitetin” e kështu me radhë.

Foreign Policy: A mendoni se partneri juaj i koalicionit do të kërkonte mocion mosbesimi pa i inkurajuar Grenelli?

Albin Kurti: Nuk mendoj ashtu. Mendoj që motori, motori ndërkombëtar prapa mocionit të mosbesimit ishte definitivisht ambasadori Grenell.

Foreign Policy: Si mendoni se kjo e ka ndikuar pikëpamjen e njerëzve në Kosovë ndaj Shteteve të Bashkuara? Historikisht keni qenë një nga shtetet më pro-amerikane në botë.

Albin Kurti: Ne jemi ende këtu, por mendoj që njerëzit janë të shqetësuar. Me këtë prapavijë, ka mospajtime në mes të Thaçit dhe Vuçiqit, sepse me siguri që kanë bërë bisedime sekrete.

Mendoj se ka marrëveshje sekrete, ndoshta jo të shkruar deri në detajin më të vogël, por njerëzit janë të shqetësuar shumë për këtë. Frika e asaj që mund të ndodhë në të ardhmen, ose në të ardhmen e afërme, nuk është vetëm qëndrim i ambasadorit Grenell.

Është projekti i shkëmbimit të territoreve, që është ende gjallë si ide dhe mund të mishërohet te ambasadori Grenell si dikush që do të japë garanci për të.

Për më shumë se dy vite ky shkëmbim territoresh ka qenë veç fantazmë. Është në ajër.

Njerëzit frikësohen që kjo fantazmë e ka gjetur ambasadorin Grenell dhe ai do të shkojë ndërmjet dy presidentëve për ta bërë shkëmbimin e territoreve, e që mund të jetë interesante këtë verë por sigurisht do të krijojë konflikte të reja dhe gjakderdhje të reja për shkak se asnjë fshat nuk dëshiron të përfundojë në anën e gabuar të kufirit.

Foreign Policy: Grenell e ka mohuar se ka folur për shkëmbim territoresh. Të hënën, pas konferencës që e keni mbajtur me media, ai ka shkruar në Twitter: “Absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe kjo nuk është diskutuar kurrë nga ndokush në prezencën time”. Si i përgjigjeni kësaj?

Albin Kurti: Ai ka ndihmuar në arritjen e disa marrëveshjeve në mes Kosovës e Serbisë lidhur me hekurudhat e autostradat dhe [në rikthimin] e fluturimeve direkte mes Prishtinës dhe Beogradit.

E unë mund ta imagjinoj se ai është i interesuar për nënshkrime në fund të marrëveshjes, e jo për tekstin mbi nënshkrime.

Ngutja e tij e shtyn atë në të njëjtën anë me Beogradin, sepse nëse do marrëveshje të shpejtë, atëherë ushtron presion mbi palën e dobët.

Mendoj se ai mund të mos ketë marrë pjesë nuk marrëveshjen në mes të Thaçit dhe Vuçiqit, por jam i sigurt se ai është në dijeni lidhur me bisedimet sekrete dhe se e di përmbajtjen e tyre.

Atij i duhet një marrëveshje. Atij i duhet një marrëveshje, të cilën mund të tregojë se krizat ndërkombëtare mund të zgjidhen paqësisht, edhe nëse nënkupton shkëmbim territoresh.

Mendoj që shkëmbimi territorial shkakton më shumë refugjatë e më shumë konflikte dhe jo kufij të rinj ashtu siç mund t’i mendojnë ata. Mund t’i vizatosh në një copë letre, por pastaj në realitetin në terren, nuk mund të bëhen pa konflikt.

Foreign Policy: Ta bëjmë më të qartë: Grenell nuk ka diskutuar kurrë për shkëmbim territoresh në prezencën e ekipeve?

Albin Kurti: Jo. E kam takuar dy herë. Ai është njeri i kohës e jo i hapësirës. Ai nuk flet për shkëmbim territoresh në Ballkan. Atij i duhet një marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit