11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zogaj i reagon Kurtit pas shkarkimit të Shkelzen Gashit: Në fund del “shpëtimtari”, dhe thotë ja vendimi, unë di të dëgjoj

Rekomandime

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas vendimit të Albin Kurtit për shkarkimin e Shkelzen Gashit, për deklaratat në lidhje me krimet e kryera nga njerëz të UÇK-së.Zogaj ka shkruar se këtë gjë Kurti e ka bërë për një grushtë vota.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Kurti asnjehere nuk te deshpron peritazi me kerkesat e turmave. I pergjigjet me zell atyre. Kur e sheh qe ka nje lekundje aty poshte, pra, tek turmat, s’perton me marre vendime, qe pastaj e vendosin ate ne qender dhe si degjues i vemendeshem i ‘brenges’ se popullit.

Por njehere, e pret qe reagimi ndaj tij te rritet, te rritet presioni per te, te shtohen zerat se cfare po pret ai qe ‘s’u deklaru ende? Cfare vendimi do te merr? Kur? Dhe ne fund del ai, si shpetimtar dhe thote, “ja ky eshte vendimi im, sepse une di te degjoj.

- Advertisement -

Shkarkimi i Gashit ishte nje prej ketyre vendimeve qe Kurti priti derisa te duket ai qe po e shpeton kete debat dhe po i qeteson turmat. Ky eshte vendimi me i lehte, sesa pershembull, si Qeveri te zotohej qe do te ndermerrte hapat e duhur qe cda dyshim per viktimet civile ne Kosove te adresohen me se mire nga drejtesia.

Ketu s’po flas per viktimat qe kane perkatesi etnike, por per te gjitha viktimat. Por jo, ne vend te kesaj, qe eshte ndermarrje shume ma e rendesishme, zgjedh qe te shkarkoj nje person, qe padyshim eshte gjeja me e lehte.Pra, gjithmone per nje grusht vota, per nje cope mbeshtetje nga turmat dhe per nje imazhi qe askush s’duhej me ia prishe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit