12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Këshilltari i Veliut e fyen rëndë Vjosa Osmanin dhe listën e saj, thotë se “kanë dalë në gjah për asambleistë”

Rekomandime

Bajram Gecaj, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka quajtur u.d të presidentit, Vjosa Osmanin dhe listën e saj “kapës të asamblesitëve”, pasi dy asambleistë të LDK’së në Malishevë iu bashkangjitën grupacionit të ri politik.

Gecaj ka reaguar në ‘Facebook’ pas kalimit të një numri të konsiderueshëm të listës së Osmanit.

- Advertisement -

“Paskan dalë në gjah kapsit e asambleistëve … ushtruesja me “40 cubat”!”, deklaroi Gecaj.

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se disa zyrtarë komunal të LDK-së në Malishevë i janë bashkuar Vjosa Osmanit në Iniciativën e saj.

Avdyli thotë se Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina bashkë me dy asambleistë të LDK-së i janë bashkuar “kauzës së ndryshimit”.

- Advertisement -

“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina , njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asambleisti Valon Krasniqi , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asambleist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit