12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

IPK suspendon dy policët që dyshohet se ushtruan forcë mbi qytetaren në Vushtrri

Rekomandime

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim sipas detyrës zyrtare sot pas publikimit të një video-incizimi me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në një incident që ka ndodhur në Vushtrri në orët e pasdites.

Hetuesit e IPK’së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave, si dhe sigurimin e disa video incizimeve.

- Advertisement -

Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident.

Në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, thuhet në një njoftim të IPK-së..

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit