8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas Ukrainës, Putin i trimëruar pritet t’ia mësyjë edhe Kosovës

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Putin shihet qartë që e ka planin e rinisjes së Iuftës së ftohtë. Ai do t’ia mësyjë ta zgjerojë Rusinë dhe ideologjinë e tij aty ku do të mundet. Bjellorusia është nën këmbët e tij pa Iuftë. Ukraina duket që do bjerë nën thundrat e tij e para me Iuftë.

Në rend janë vendet baltike, ku ka shumë rusë që jetojnë, si Estonia, Lituania dhe Letonia. Por, ndarja Rusi- NATO, një nga pikat më neuralgjike është veriu i Kosovës. Putin e ka armat0sur aq sa ka mundur Serbinë vite me radhë. Të njëjtën kohë ka ndërtuar bazën e vet në Nish dhe e ka mbushur Kosovën me spiunë të vetët.

Varësisht sa do të jetë e vendosur NATO ta pengojë dhe ti nxjerrë telashe, ashtu ai do të veprojë. Një gjë është e sigurtë: Ai ka ka mësyer ta shtrijë ndikimin rus dhe veriu ynë është një ka vendet ku ai do të tentojë destabilizimin dhe përpIasjen me NATO’n.

- Advertisement -

Po e pati të vështirë në Ukrainë dhe po hasi në reagim të fortë të Përendimit, ai do të stopohet. Por, Evropa si gjithmonë është duke i shikuar interesat e veta. Gjermania është gjysmë e dorëzuar edhepse do të jetë edhe vet e rrezikuar. Sanksionet e ashpra janë metoda e vetme që mund ta ndalë atë. E përveç Gjermanisë, edhe vendet tjera të mëdha evropiane nuk duken të intetesuara, përveç Britanisë së Madhe e cila tash e disa dekada pas Amerikës është vendi që ka pasur më së shumti përpIasje me rusët.

Prapa hezitimit të madh evropian qëndron gazi rus. Evropa përendimore ësjt totalisht e varur nga ai gaz dhe lojërat e Putinit i ngritën çmimet e energjisë në qiell. Kur u duhet të zgjedhin dërmjet disa vendeve dhe energjisë ruse, evropërendimoret duket që do të zgjedhin gazin dhe rehatinë e Putinit ti sundojë disa vende evropiane, duke përfshi edhe Poloninë dhe Çekinë.

- Advertisement -

Sa do ti realizohen këto plane varet nga reagimi i Amerikës. Ajo duket që do ta lejojë pushtimin e Ukrainës, por do ti vendosë vija të kuqe për vendet baltike dhe veriun e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit