17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dallaverja kosovare me paret e shtetit gjerman

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Deri tash shteti gjerman ka dhënë multi miliona euro përmes bankës së vet shtetërore KfË për t’i ngrohur qytetarët e Prishtinës. Por, rrjeti po shtrihej me hapa të breshkës.

Në hyrjen time në Ulpianë, në ndëertesën C3 shpërfaqen të gjitha dallaveret e mundshme me këto pare të majme. Aty, një pjesë e ndërtesës ngrohet me termokos që disa vjet, ndërsa dy hyrjet tjera jo. Tash, kur është e rrethuar me punime në të gjitha anët nga kjo kompani, sërish nuk po lidhet. Arsyeja: E kena përfundu këtë objekt para disa vjetësh.

Tash, matrapazët aty kërkojnë mijëra euro që dy hyrjet e para të lidhen me këtë kompani dhe të marrin ngrohje. Një ndërtesë e cila nuk gjendet më tepër se 300 metra nga zyret qendrore të Termokosit nuk mund të ketë shërbimet e saj pasi dikush ka hesape tjera.

- Advertisement -

E si kjo ndërtesë, mund të jenë ndoshta qindra ndërtesa anëkend Prishtinës.

Termokosi duhet ti hapë arkivat pasi në letra mund të jenë të shënuara që janë të lidhura e në realitet nuk janë. E paret për to mund të jenë dhënë nga gjermanët, njëjtë sic janë dhënë edhe tash për objektet tjera. E ato objekte në vend që të ngeohen me termokos, ngrohen me rrymë e cila blihet me cmime astronomike në berzat ndërkombëtare (Pikëpajmet janë personale)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit