Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë sot një emërim të ri në kuadër të kabinetit.
Kurti emëroi Cvetko Veljkoviq, Këshilltar Politik në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, transmeton Indeksonline.
Veljkoviq me profesion është ekonomist dhe vie nga Shtërpca dhe do të zë vendin e Nenad Rashiq, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga këto dy poste për shkak të aktakuzave të ngritura në drejtim të tij.