Ngjarje e rëndë: Një person e gjen babain i tij të vdekur nga një e shtënë zjarri në dhomën e tij

0
87

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person në Graqanicë ka vdekur nga një e shtënë zjarri, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, një person ka raportuar se një e shtënë nga arma e zjarrit është dëgjuar nga dhoma e babait të tij, me c’rast ka humbur jetën ky i fundit.

Njoftimi:

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka pare babain e tij të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletëa dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion.