Komunat që nuk u prekën asnjëherë nga koronavirusi qe dy muaj
Nesër bëhen dy muaj që kur në Kosovë u shënuan rastet e para me koronvairus, por janë edhe disa komuna të cilat nuk e kanë regjistruar asnjë rast të vetëm pozitiv me këtë virus.
Komunat pa asnjë rast pozitiv me COVID-19 janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.
Ndërsa, pa raste aktive kanë mbetur edhe disa komuna të tjera, si: Podujeva, Klina, Drenasi, Skenderaj, Vitia, Hani i Elezit, Gjakova.
Kujtojmë që deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 895 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 657 janë shëruar, kurse 28 të tjerë kanë vdekur, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të mbetët 210.