13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Agim Veliu i çon mesazh Vetëvendosjes se LDK nuk ka ndërruar qëndrim për koalicion

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur për mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se ata i kanë bërë ofertë Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë duke pritur përgjigje nga ana e tyre.

- Advertisement -

Teksa është pyetur për vendimet që priten të merren sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, Veliu ka thënë se nuk mund të preudikojë se çfarë do të vendosin.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë për Lëvizjen Vetëvendosje. Po i presim ata që të japin përgjigjen e tyre. Nuk mund të preudukoj se cka do të ndodhë në mbledhje të Kryesisë. Ne do ta mbajmë dhe të shohim se cfarë vendimesh do të nxjerrim”, ka thënë Agim Veliu.

Këto komente Veliu, i bëri në homazhet te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në 14 vjetorin e vdekjes së tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit