8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kush është udhëtari misterioz me prejardhje arabe i cili ka dalë i gjallë nga autobusi dhe është zhdukur?

Rekomandime

Prokuroja bullgare, Sijka MIleva, gjatë konferencës së sotme për media, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz.

Emrin e tij e kanë parë familjarë të të mbijetuarve në listën që e kanë marrë nga autoritetet bullgare. Këtë e pohon edhe djali i shoferit të dytë, i cili ka humbur jetën në vend ngjarje.

- Advertisement -

Në listën zyrtare të të mbijetuarve të cilën e publikoi MPJ e Maqedonisë së Veriut, nuk qëndron emri i shtetasit arab.

Hetuesit bullgar, në mënyrë shtesë do të hetojnë kush është ky njeri dhe ku gjendet. Nëse ai ka shpëtuar nga autobusi i djegur dhe më pas në mënyrë misterioze është zhdukur natën.

Sipas Prokurorisë bullgare, nga autobusi janë nxjerr trupat e 44 personave, për të cilët pason procesi i identifikimit në ditën në vazhdim, pas cka të njëjtit do të dërgohen tek familjarët në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Disa orë para aksidentit, në pikëkalimin kufitar Kapitan Andreevo, nga drejtimi i Turqisë ka hyrë një autobus, në pronësi të agjencisë turistike “Besa Trans” me 52 udhëtarë dhe ata janë evidentuar nga shërbimet kufitare bullgare.

Nëse mblidhet numri i viktimave 44 dhe numri i të mbijetuarve 7 atëherë ato janë gjithsej 51 persona, për dallim nga ajo se në pikëkalimin kufitar jaën evidentuar 52, ka theksuar prokurorja bullgare Sijka Mileva.

- Advertisement -

Mungon një udhëtar, ndërsa kjo përputhet edhe me deklaratën e njërit nga dëshmitarët e mbijetuar i cili ka thënë se 8 persona kaun dal të gjallë nga autobusi.

“Në njërën nga dhomat e spitaleve kam biseduar me një djaloshi cili i ka mbijetuar aksidentit dhe i cili e ka thyer dritaren prej ku kanë arritur të shpëtohen personat tjerë. I thash ‘ti je heroi im’. Ai pohonte se ka shpëtuar 8 persona. Pyetja e madhe është se ku është personi i 8-të. Ai në mënyr kategorike pohonte se janë shpëtuar 8 persona”, shpjegon prokurorja, transmeton SHENJA.

Temën për udhëtarin e tetë misterioz e ka përmendur edhe zv/kryeprokurori Borislav Sadafov dhe drejtori i Shërbimit Nacional Hulumtues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit