7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rusët duan ekzekutimin e presidentit ukrainas dhe familjes së tij

Rekomandime

Këshilltari presidencial i Ukrainës Mykhailo Podolyak ka një paralajmërim shqetësues për planet e Rusisë plane të cilat në cak kanë kapjen dhe eleminimin e presidentit ukrainas.

Ai pretendon se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e kryeqytetit Kyiev dhe të vrasë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

- Advertisement -

Presidenti tha këtë mëngjes se ai ishte “objektivi numër një” për agresorët rus.

“Armiku më ka identifikuar mua si cak numër një. Familja ime është caku numër dy. Ata duan që ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke e shkatërruar kreun e shtetit”, tha presidenti ukrainas.

Presidenti po qëndron në Kiev, tha zoti Podolyak, pavarësisht informacioneve se ai kishte ikur diku tjeter.

- Advertisement -

Një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore tha: “Qëllimi strategjik qartazi është zëvendësimi i qeverisë së Zelensky-t dhe kontrolli i plotë i vendit”, shkruan Financial Times.

Banorët e Kievit u zgjuan të premten nga shpërthimet që ndodhën pak pas orës 4. Raportohet se automjetet e blinduara të ushtrisë ruse kanë hyrë në distriktin verior të Kievit, Obolon.

- Advertisement -

Zyrtarët perëndimorë thanë se rezistenca më madhe sesa që është pritur e Ukrainës ngadalësoi dy objektiva kyçe të Rusisë – rrethimin e Kievit dhe kapjen e qytetit tjetër, Kharkiv, që është i dyti në Ukrainë për numër popullsi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit