Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dje ka konfirmuar se është futur në vetizolim, pasi ka pasur kontakt me një person që dyshohet të jetë prekur me koronavirus.
Në postim e tij në facebook, ka marrë shumë mesazhe pozitive, në mesin e tyre edhe dy dizajnerët e njohur kosovar Kujta & Meri.
Përkrahje kjo, haptazi për kryeministrin në detyrë: “Ti je një dhuratë nga zoti dërguar në Kosovë, kshtu që zoti do të ruaj në cdo sfidë i dashur kryeministër” kanë shkruar dyshja.
Kujtojmë se stilistët e famshëm kosovarë i ishin bashkuar VV-së vitin e kaluar.