7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

KFOR’it i bashkëngjitet kontingjenti i 33’të i Ushtrisë Kroate: Kjo është detyra e tyre në Kosovë

Rekomandime

Kontingjenti i 33’të i ushtrisë kroate (HRVCON), të hënën i është bashkuar misionit të KFOR’it në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministria kroate e Mbrojtjes, ndërkaq ky kontingjent u përshëndet nga Komandanti Boris Paniq, i cili theksoi se Kroacia ka marrë pjesë në misionin paqësor në Kosovë që nga viti 2009 me personel dhe me dy helikopterë.

- Advertisement -

Kontingjenti është tërësisht i përgatitur për të kryer punën e tij në fushën e operacioneve dhe jam i bindur se ai do të përfaqësojë Ushtrinë Kroate dhe Kroacinë në këtë mision në mënyrë dinjitoze”, u shpreh Pantiq.

Detyrë kryesore e kontingjentit kroat, si pjesë e operacionit të KFOR’it, është monitorimi brenda dhe përreth aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” dhe për të transportuar trupat e KFOR’it dhe të personelit VIP.

Nga ana tjetër, komandanti i kontingjentit të 33’të, Koloneli Dubravko Radiq, u shpreh se kontingjenti është i përgatitur mirë, me përvojë dhe i gatshëm për mision të ri.

- Advertisement -

Veçoria specifike e këtij misioni është se të gjithë pjesëtarët e tij kanë kaluar nga dy javë në karantinë, sipas masave të rekomanduara nga epidemiologët. Të gjithë u testuan para se të dërgoheshin (në Kosovë) dhe po nisemi krejtësisht të gatshëm për të kontribuuar në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë sipas operacionit të NATO-s”, u shpreh Radiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit