Çasja e kryeparlamentares Vjosa Osmani kundër disa vendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pro bashkëpunimit të LDK’së ne Lëvizjen Vetëvendosje, duke se do kenë pasoja.
I pamposhturi brenda LDK’së dhe kryetari i saj, Isa Mustafa, ka deklaruar se qëndrimet e Vjosa Osmanit kundër partisë do të marrin së shpejti një përgjigje siç e meriton.
Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mustafa po ashtu në RTK tha se Albin Kurti, asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vet Mustafës
Kujtojmë se Vjosa Osmani doli kundër LDK’së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ku edhe votoi kundër, por vota e saj nuk vlejti asgjë.
Po ashtu Osmani doli edhe kundër formimit të Qeverisë Hoti dhe është pro shkuarjes në zgjedhjet të reja.