Sot konfirmohen edhe 24 raste të reja me koronavirus në Kosovë

0
100

Janë konfirmuar edhe 24 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 12 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 24 raste”, njofton IKSHPK.