16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kjo është gjendja e Shefqet Krasniqit pas infektimit me COVID-19

Rekomandime

Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të infektimit me COVID-19.

- Advertisement -

Lajmin për gazetën e ka konfirmuar infektologu në këtë klinikë, Izet Sadiku.

Ai ka thënë se gjendja e Krasniqit është stabile dhe se ai së shpejti do të lirohet nga klinika.

“Gjendja e tij është stabile. Ai është mirë. Nuk është me oksigjen e asgjë dhe do të lirohet në shtëpi”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Ndërsa, edhe infektologia Arjeta Zogaj-Berisha ka thënë për Express se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe se ai do të lirohet ditën e nesërme nga klinika.

Ajo është shprehur se Krasniqi ende nuk ka rezultuar negativ për koronavirusin, por që për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore do të lirohet për në shtëpi.

- Advertisement -

“Gjendja e tij është shumë e mirë. Ai është i shtrirë në repartin E. Nesër do ta lirojmë në shtëpi. Ai ende nuk ka rezultuar negativ”, ka thënë ajo.

Ndërsa, edhe zyra për media në QKUK e ka konfirmuar për Express se Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive dhe gjendja e tij është stabile.

Përndryshe, Krasniqi ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se gjatë kësaj jave nuk do të mbajë ligjerata për arsye shëndetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit