11.6 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

PërpIasen Vuçiqi dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian

Rekomandime

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilčik i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Bilčik nuk ka të drejtë ta përcaktojë se me kë Serbia duhet të marrë pjesë në stërvitje ushtarake.

- Advertisement -

Presidenti serb deklaroi ashtu, pasi Bilčik tha më 13 qershor se stërvitja e përbashkët ushtarake e Serbisë me Bjellorusinë dhe Rusinë nuk ndihmon përparimin në rrugën evropiane.

“Unë jam politikan, ashtu si presidenti serb Aleksandar Vuçiq”, tha Bilčik, duke shtuar se ai beson se është e rëndësishme të bësh biseda të hapura dhe të sinqerta për tema që ndonjëherë mund të jenë të vështira.

“Më lejoni të them se kam respekt të plotë për vendimet që merr Serbia, përfshirë çështjen me të cilin Serbia zhvillon stërvitje ushtarake, kjo nuk është temë”, i tha Bilčik Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se komenti i tij ishte se ajo duhet të ishte parë nga konteksti dhe momenti kohor.

- Advertisement -

“Deklarata ime ishte se ndërsa po flasim për një konferencë të rëndësishme ndërshtetërore që do të mbahet më 22 qershor, mbajtja e një stërvitje ushtarake në atë kohë me forcat speciale ruse dhe bjelloruse në Rusi është një sinjal se një numër i vendeve anëtare nuk do ta shohin pozitivisht”, tha Bilčik.

Ai tha se vetëm po përpiqet ta përçojë haptas gjendjen në Bruksel për atë çështje. “Detyra ime si raportues në Parlamentin Evropian për Serbinë është të punoj hapur dhe konstruktivisht, në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Brukselit, midis Serbisë dhe institucioneve të Bashkimit Evropian. Komenti im u dha si një mesazh miqësor, i cili nënvizonte se kjo është çështje e rëndësishme.

- Advertisement -

Asnjëherë nuk do të vija në dyshim atë që Serbia vendos ta bëjë, sepse ajo është një zgjedhje sovrane dhe e lirë e Serbisë”, tha Bilčik.

Ai shtoi se është e rëndësishme të theksohet se disa nga këto zgjedhje mund të kenë pasoja kur bëhet fjalë për atë që ai e konsideron, dhe atë që qeveria serbe e konsideron gjithashtu vendim strategjik, dhe kjo është pranimi dhe anëtarësimi në BE.

Në këtë kuptim, ai thotë se çështja e politikës së jashtme dhe harmonizimi i saj me BE-në është diçka që vendet anëtare e marrin parasysh kur marrin vendime.

“Zgjerimi i BE-së dhe anëtarësimi, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rregullimin e një vendi ndaj veprimtarive të BE-së. Sigurisht, ne e dimë që, kur flasim për politikën e jashtme dhe të sigurisë, rregullimi i Serbisë ishte një detyrë sfiduese”, tha Bilčik.

Ai theksoi se Serbia është një vend që po zhvillon marrëdhënie me vende të tjera jashtë BE-së. “Ne gjithashtu kemi vende anëtare në BE që janë (ushtarakisht) neutrale, por asnjë shtet anëtar i BE-së nuk zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë ose Bjellorusinë”, tha Blčik, duke shtuar se kjo është zonë ku duhet të vendosen disa vija të kuqe.

BE-ja së fundmi deklaroi se marrëdhëniet me Moskën janë në një nivel shumë të ulët dhe se marrëdhëniet midis Brukselit dhe Bjellorusisë janë mjaft të ngrira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit