Naim Musliu, babai i Agonit, që vdiq në Qendrën e Studentëve ku ishte futur në karantinë, një ditë pasi u kthye nga Gjermania, ka dhënë një rrëfim rreth djalit të tij në Frontal të Televizionit 7.
Musliu ka treguar se para lufte kishin jetuar në Gjermani, ndërsa ka shpalosur një fotografi të Agonit nga ajo kohë, e një tjetër fotografi që ishte shkrepur më 6 mars, të këtij viti për në Gjermani, ku do të studionte.
Babai i Agonit thotë se djali i tij kishte kryer studimet në Kosovë me sukses dhe ishte nisur në Gjermani për studim, me ndihmën e vëllait të tij dhe me ndihmën e një miku gjerman.
“Pasi Agoni u nis në Gjermani me 6 mars, ai ka kontribuar me 2000 euro kesh dhe me qira të banesës për dy muaj”, ka rrëfyer Naim Musliu.
Ai tregon se Agoni do të vendosej në konvikt nga muaji maj e më pas do të niste studimet për master.
“Ai e ka pasur shprehi të mos lëvdohej, por s’mund të rri pa përmendur se më thoshte ‘babi unë nuk lëvdohem’, por jam një nga më të mirët në grup”, thotë Musliu.
“Filloi pandemia dhe djali mbeti i vetëm në atë banesë. Filloi mërzi më e theksuar, besa kishte edhe frikë. Pas kësaj kërkova ndihmë nga kryetari i Gjilanit”
“Nuk kisha të afërm në atë qytet. Agoni ka qenë i vetmi fëmijë dhe i lidhur me prindër, prandaj ka qenë i . Ai kërkoi të kthehej për një kohë të caktuar, e pastaj të kthehej në Gjermani kur të kalojë.
Babai i Agonit thotë se djali i ka kërkuar disa herë të kthehej në Kosovë sepse ishte shumë i mërzitur, kësisoj ai i ka kërkuar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, që ta kthejë Agonin.
“Kërkova nga Lufti Haziri të bëjë gjithvka që është e mundur të më ndihmojë ta kthejë djalin. I thash se është i mërzitur, pandemia e ka bërë të vetën, besa kishte edhe frikë nga ajo që ishte i vetmuar, mos po është edhe i rrezikuar. Kryetari bëri gjithçka që ishte e mundur. Më kontaktoi me Beqë Cufajn, të cilin e falëndëroj”, ka thënë
“Kjo qeveri ka bërë që kjo hallkë ka punu. Nuk mund të flasë krejt zi”
Babai i Agonit thotë se ishte i lumtur dhe se nuk po i besohej që kthehej në Kosovë.