Kurti konfirmon: Kosova futet në fazën e dytë, nga e hëna hapen këto biznese!

0
87

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar se Kosova do të futet në

Faza e dytë nis nga 18 maji (e hënë) deri më 1 qershor, transmeton Indeksonline

Ai ka treguar se në këtë fazë parashihet të hapen tregtinë me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregjet e gjelbra, gastronominë, transportin hekurudhor, transportin urban dhe ndërurban, si dhe qendrat e thirrjeve.

Kurti, poashtu tregoi se do të shtohet orari i lëvizjes 2 herë në ditë nga 2 orë.

“Javët e fundit kemi parë se nga masat që kemi marrë, punës së mirë të punonjësve shtetëror, numrat kanë rënë ndjeshëm.

Por në javët e fundit kemi rritje. Dje kishim 18 të infektuar e 19 të shëruar, 8 të infektuar asnjë të shëruar, e një ditë më parë se ajo 24 të infektuar 14 të shëruar.

Me gjithë këtë ngritje të përgjithshme, rekomandimi i |ISHKP-së në bazë të gjendje epidemiologjike është se hapja fazës së dytë mund të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar, me 18 maj.

Ky është një test për gjithë shoqërinë. Si mund të heqim kufizimet, hapjen e ekonomisë tonë dhe ta luftojmë virusin.

Lëvizja e qytetarëve e ndihmon lëvizjen e virusit. Fatkeqësisht në mungesë të nj vaksine ne duhet vet të kujdesemi maksimalisht që ta luftojmë virusin korona duke mbajtur maska dhe distancë fizike deri nga 2 metra.

Faza e dytë nënkupton hapjen e ekonomisë dhe lëvizje të shtuar e që nënkupton mundësi më të madhe të infektimit.”, ka thwnw ai.