18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kurti: Vendi jonë storie suksesi në menaxhimin e Pandemisë

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për media ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.

- Advertisement -

Ai tha se ashtu siç është planifikuar, me datë 18 maj do të fillohet me hapjen e disa bizneseve.Kurti ka theksuar se Kosova konsiderohet si shembull për menaxhimin e pandemisë.

“Vendi jonë është bërë rrëfim suksesi për menaxhimin e krizës Covid 19, por virusi nuk është mundur dhe as nuk është zhdukur nuk mundemi dhe nuk bën të relaksohemi”.“Tashmë kur po kalojmë në një fazë të re, duhet që secili nga ne të sillet me tjetrin sikur ai të ishte i infektuar. Vetëm kështu mund ta mbajmë kujdesin e nevojshëm që ta ruajmë shëndetin”.Kurti ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm në masat e marra kundër pandemisë.

“Nëse s’jemi të kujdesshëm duhet të kthehemi prapa dhe kjo do të ishte zhgënjyese pas këtij suksesi që kemi korrur deri tani”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit