14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ambasada thirrje bashkatdhetarëve: Mos u nisni për në Kosovë përmes këtij shteti

Rekomandime

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët se kalimi nëpër Slloveni për të hyrë në Kosovë, nuk mund të bëhet pa leje paraprake të vendeve të tjera, të cilat duhet të kalohen transit deri në Republikën e Kosovës.

“Lusim të gjithë bashkatdhetarët, në Slloveni dhe në vendet e tjera, që të mos nisen për të shkuar në Kosovë nga dhe përmes Sllovenisë, pa u lajmëruar paraprakisht në Ambasadat e Republikës së Kosovës në vendet ku ata ndodhen dhe të pajisen me konfirmimet përkatëse, pa të cilat nuk mund të kalohet në Slloveni dhe më tutje”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Bazuar në vendimet e Republikës së Sllovenisë, kalimi nëpër Slloveni për të shkuar në Republikën e Kosovës nuk mund të bëhet pa leje paraprake të vendeve të tjera, të cilat duhet të kalohen transit deri në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Lusim të gjithë bashkatdhetarët, në Slloveni dhe në vendet e tjera, që të mos nisen për të shkuar në Kosovë nga dhe përmes Sllovenisë, pa u lajmëruar paraprakisht në Ambasadat e Republikës së Kosovës në vendet ku ata ndodhen dhe të pajisen me konfirmimet përkatëse, pa të cilat nuk mund të kalohet në Slloveni dhe më tutje.

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, personave që parashihet që të mos jenë në gjendje të lëshojnë territorin e Republikës së Sllovenisë për shkak të masave të vendosura nga vendet fqinje do t’iu refuzohet hyrja.

- Advertisement -

Për raste emergjente, numri i Shërbimit Konsullor në Ambasadën e Kosovës në Slloveni është: ‪+386 31 465 221.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit