1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Deklaratat e Lutfi Hazirit nxisin reagime në Serbi- shkëmbimi i territoreve s’ka vdekur

Rekomandime

Deklarata e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri se 17 fshatrat e Leposaviqit e Zubin Potokut do t’i ipte nesër për Luginën e Preshevës ka shkaktuar reagime tek zyrtarë të ndry shëm në Serbi.

Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm në Serbi, Aleksandar Popov e ka cilësuar deklaratën e Hazirit provokuese dhe si dëshmi se ideja e përcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur.

- Advertisement -

Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri për dallim nga Albin Kurti, nuk janë kokë-fortë dhe e kanë kuptuar është e pamundur të kundështor ShBA’në. Për këtë arsye në periudhën tjetër ne duhet të presim një ofanzivë të ShBA’së dhe Bashkimit Evropian të udhëhequr nga I dërguari Miroslav Lajcak lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në këtë kuptim balonat provuese janë duke u lëshuar”, tha Popov për “Blic”.

Popov shtoi se megjithatë idea e Hazirit beson se është e papranueshme për Serbinë.

Duhet të kujtojmë se janë vetëm 400 shqiptarë në Medvegjë, 60 për qind në Bujanoc, dhe 80 për qind në Preshevë, deri sa veriu i Kosovës është gati 99 për qind me serbë. Po ashtu për të dhënë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, Serbia do të dorëzonte korridorin 10 dhe hekurudhën. Nuk ka ndonjë gjasë që qeveria e Serbisë mund ta justifikojë këtë, sidomos kur sipas Hazirit, Serbia nuk do ta merrte veriun në tërësi”, theksoi Popov.

- Advertisement -

Kurse, Drejtori I Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dusan Janic tha se Lutfi Haziri nuk është një politikan i madh shqiptar.

“Si kryetar i Gjilanit, që është afër Preshevës dhe Bujanocit, ai është I afërt me idenë e shkëmbimit të territorit mes veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës. Megjithatë problemi është kriteri i demarkimit të kufirit. Nëse kjo bëhet sipas principit etnik, është frika tek BE’ja që kjo do të rrezikonte sigurinë në tërë Ballkanin”, tha Janjic.

- Advertisement -

Siç thotë Janic, është e pamundur që demarkimi i kufirit të ndodhë.

“Nëse të gjitha palët së bashku me ShBA’në dhe BE’në pajtohen, atëherë është e mundur. Tani për tani nuk ka marrëveshje në Kosovë ose Serbi. Deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit shpërfaqin se diçka është duke u gatuar në Kosovë, edhe pse nuk ka negociata momentalisht. Po ashtu Miroslav Lajcak dhe Emisari Special Richard Grenell janë duke punuar intenzivisht. Tema e dialogut të Brukselit do të jetë kriteri i demarkacionit të kufirit”, u shpreh Janic.

Zgjedhjet e reja në Kosovoë janë një problem I madh.

Zgjedhjet e reja në Kosovë mund të jenë një pengesë e madhe për të zgjidhur problemin e Kosovës, nënvizioi Drejtori i Qendrës për Rajonalizëm, Aleksandar Popov.

“Është e sigurtë se Albin Kurti do të ketë shumicën në ato zgjedhje dhe do të formojë sërish qeverinë. Kjo do të jetë problem për ShBA’në dhe BE’në, të cilat nuk do të mund ta shantazhojnë dhe ta kontrollojnë atë me Gjykatën Speciale sikur liderët tjerë të luftës në Kosovë. Kurti është lojtari më i papërshtatshëm, kështu që Kosova do të hyjë në një gjendje kaotike në të cilën është e pamundur të bisedohet për një zgjidhje të problemit të Kosovës”, theksoi Popov.

Këto deklarata vijë në kohën kur Lutfi Haziri tha se do të jepte qysh nesër 17 fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanvcit, por në asnjë mënyrë pjesën tjetër të veriut.

Ndërkaq, para disa ditësh Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në qytetet e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit po ndodh spastrim i heshtur etnik i shqiptarëve nga shteti i Serbisë.

‘’Rreth 60 kilometra në veri-lindje të Prishtinës, shtrihet komuna e Medvegjës. Kjo komunë, në regjistrimin e vitit 2011 numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Medvegjë janë të regjistruar afërshisht vetëm 600 shqiptarë. Ky reduktim sistematik i popullsisë shqiptare në Medvegjë nuk është i rastësishëm. Privimi nga edukimi e punësimi, cënimi i të drejtave në gjuhë e përfaqësim si dhe shtypja e vazhdueshme e regjimit serb kundrejt shqiptarëve në ato lokalitete ka ndikuar në dyndje të popullësisë shqiptare, për të kërkuar kushte më të mira për familjet e tyre’’, kishte deklarauar ajo./kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit