U njohën qysh në fëmijëri, dhe që nga atëherë thonë se u lindi simpatia për njëri-tjetrin.
Kështu Marigona Berisha, një vajzë nga Kosova nuk rreshti kurrë së menduari për shokun e fëmijërisë së saj, ani pse fati e largoi me mijëra kilometra larg tij.
Falë rrjeteve sociale, ata u bashkuan përsëri pas disa viteve, për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre me martesë.
“Jemi taku kur jemi kon fmij edhe gjith kemi nejt bashk. Une kom jetu me gjysherit e babgjyshi jem e ka njoft familjen e tij. Aj gjith ka thon se kena mu kon bashke. Kur i bona 7 vjet erdha n Amerik me jetu me prind edhe na ka hup kontakti veq kurr se kom harru. Foton e kena pas dyt tuj munu me lyp njoni tjetrin. Gjith ju kallxojsha shoqev qe e kom dasht ni djal n kosove amo tash sdi ku osht veq e di qe i ka pas flokt e bardha hahah, mas disa vite me ka gjet ne facebook. Prej qat her kena fol cdo dit 24/7 deri sa na ka ra mu taku apet. Kom nejt n kosove 3 muj edhe jena feju n 2016. Per 1.5 vjet u duft me pas long distance relationship dhe jena bashku n Janar 2018 n Amerik e qe 1 muj e kemi pas darsem. “, ka shkruar kjo vajzë krahas fotografive të publikuara në një grup në Facebook