7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Janjiq akuzon Ramush Haradinajn që Komuna e Deçanit s’po ua kthen tokat Manastirit

Rekomandime

Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq është ankuar për tokën e manastirit duke thënë se po konfiskohet prona dhe po ndërtohet një autostradë pranë saj.

Janjiq ka thënë se prapa komunës së Deçanit që nuk po e kthen tokën e manastrit edhe pas vendimit të gjykatës qëndron Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Prapa komunës së Deçanit, janë klanet më të fuqishme në këtë pjesë të Kosovës nën ndikimin e fortë të Ramush Haradinajt dhe qëllimi është që të merret prona e manastirit dhe të ndërtohet një autostradë pranë saj”, i ka thënë Janic mediumit serb Sputnik.

Janjiq, ka deklaruar se verdikti është dhënë nga Gjykata Supreme më 2012 dhe Gjykata Kushtetutese e ka konfirmuar katër vjet më vonë por që prona ende nuk i takon Manastirit në kadastër.

Ai tutje ka thënë se ka gjasë që punimet të fillojnë dhe të vazhdojnë në zonën e mbrojtur të manastirit.

- Advertisement -

Këto ditë, punimet do të rihapen dhe është një rrezik që do të vazhdojnë edhe në zonën e mbrojtur përreth manastirit që është e ndaluar me ligj”, tha Janjiq.

Ndërkaq, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe para dy ditëve kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës lidhur me kontestin pronësor mes Komunës dhe Manastirit të Deçanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit