10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Kurti thotë se është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të BE’së

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është në kontakt të$ vazhdueshëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për rifillimin e dialogut.

Jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së.

- Advertisement -

Natyrisht që ai tash është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur mirë.

Jemi gati, kemi përvojë dhe do ta përfaqësojmë Republikën tonë ashtu siç e thotë Kushtetuta dhe ligji. Pra, varet nga Brukseli, kalendari i dialogut”, tha Kurti.

Lajçak ka deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se vetëm po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve.

- Advertisement -

Ai ka paralajmëruar se qysh prej javës së ardhshme do të zhvendoset nga Bratisllava, ku ka qenë deri më tani shkaku i kufizimit të lëvizjeve, në Bruksel, duke qenë edhe fizikisht i pranishëm në zyren e tij të përfaqësuesit special për dialogun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit