Një shqiptar nga Kosova, që jeton në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përjetuar një befasi tejet të veçantë sot. Në lokalin e tij ka qëndruar John Ratcliffe, tash Drejtor i Inteligjencës Amerikane.
Ismet Smajli sot pati një ditë fantastike. Këtë e shprehi edhe vetë ai në rreshtat që ka shkruar në fotografinë bashkë me John Ratcliffe, Drejtor i Inteligjencës Amerikane.
Biznesmeni nga Peja që jeton në Texas ka postuar një fotografi me Ratcliffe dhe ka thënë se vizitën në lokal të tij, Ratcliffe e beri pak minuta pasi u votua nga Senati me 49 vota pro.
“Kjo ishte ni surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menihere pas votimit. John dhe bashkëshortja Michelle erdhën në lokalin tonë për ni përshëndetje te shkurtër. Nuk mundem ta përshkruaj gëzimin, nuk kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e ti këtu afër, dhe me tha se kishte dëshirë qe unë te jem njeriu i parë qe do takonte. I thash se pritja qe ai te ishte në Uashington dhe se kjo ishte ni surprizë e veçantë. Me falënderoi për miqësinë”, ka deklaruar ai.