2 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjen një dorëheqje e papritur nga kabineti i Albin Kurtit

Rekomandime

Lazar Danic ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të komisionit për vlerësim të projekteve në zyrën për komunitete të kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

- Advertisement -

Danic ka treguar publikisht se largimi i tij nga Komisioni për vlerësimin e projekteve në zyrën për komunitete në kabinetin e Kurtit vjen pasi janë bërë keqpërdorime në atë departament.

Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe në të njëjtën kohë ka tërhequr nënshkrimin e tij në vendimin për ndarjen e subvencioneve.

Danic përmend shkeljen e rregullores së ministrisë së Financave, shkeljen e kritereve dhe procedurat e financimit publik të OJQ’ve.

- Advertisement -

“Ka shkelje flagrante të procedurave. Jap dorëheqje për shkak të keqpërdorimeve. Procedurat janë shkelur haptazi duke shkelur rregulloren e ministrisë së Financave, kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve” ka thënë Danic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit