7.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Vuçiq i reagon Thaçit: Dëshira jote për bashkimin e Luginës mbetet vetëm në ëndërr

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të presidentit Thaçi, i cili tha se e ka ëndërr që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës.

Vuçiq tha se kjo dëshirë e Thaçit mbetet vetëm ëndërr, teksa u shpreh se nuk dëshiron ta komentoj më gjatë.

- Advertisement -

“Unë nuk jam mjek, nuk dua ta komentoj. Lëreni të qëndrojë në ëndrrat e tij”, tha Vuçiq në një adresim para mediave serbe, transmeton Reporteri.

Vuçiq komentoi edhe deklaratën e Lutfi Hazirit i cili në një intervistë për Reporterin tha se do të jepte 17 fshatra të Zubin Potokut e Leposaviqit për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Vuçiq mohoi se ka pasur ndonjëherë ndonjë ofertë të tillë.

- Advertisement -

Askush, kurrë në jetë nuk ma ka thënë këtë, as nuk është e mundur që ju të mendoni në atë mënyrë.

Ato ide janë plotësisht të pakuptimta, 6.5 përqind e shqiptarëve jetojnë në Medvegjë, 425 serbë jetojnë në Bujanoc, unë nuk e kuptoj se për çfarë bëhet fjalë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit