Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ardhur sërish Kosovë.Ai është lajmëruar nga shtëpia e tij në Hajvali gjatë një intervistë dhënë për Reporterin.Pacolli ndër të tjera tregon se a do të shkojë vota e tij pro formimit të qeverisë Hoti.
Kujtojmë se tri javë më parë, kthimi i Pacollit në Kosovë u kthye në dramë, pasi Qeveria në detyrë paralajmëroi se nëse ai kthehet nga Zvicra do të futej në karantinë dhe nëse hynte ilegalisht, do të merreshin masa ndaj tij.
Deputeti i AKR-së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë për t’u kthyer sërish në Zvicrës.Ai e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se donin ta ndalin të hyjë sepse besonin se do ta votonte Qeverinë e Avdullah Hotit.
Pacolli nga Aeroporti i Prishtinës madje tha se është frikësuar se ndaj tij po organizohet “sulm terroristik”.