10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rekaliu: Nuk është e vërtet që po kërkohet shkarkimi i Isa Mustafës nga posti i kryetarit

Rekomandime

Fidan Rekaliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar informacionet se disa të rinjë në emër të LDK-së po kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Isa Mustafa përmes një peticioni, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se të rinjët mbështesin lidershipin e Mustafës dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.

- Advertisement -

Njoftimi:

Te dashur miq, anetarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosoves,

Në portale të ndryshme po qarkullon një peticion kinëse në emër të rinisë së Lidhjes Demokratike për shkarkimin e kryetarit të LDK’së, Akademik Isa Mustafa.

- Advertisement -

Si Kryetar i Forumit të Rinisë së LDK’së dhe në emër të kësaj strukture, distancohemi nga ky peticion dashakeq që synon të shkaktojë perçarje dhe konfuzion. Lidershipi i guximshem dhe vizionar i Kryetarit Mustafa, në një skenë shumë të egër politike dhe dashakeqe ndaj LDK-së dhe vendit, ka ruajtur qenësinë e LDK’se gjithë këto vite.

Nga komunikimi im i rregullt me strukturat e FR/LDK më është konfirmuar qendrimi që të rinjtë e LDK’së mbështesin lidershipin e kryetarit Mustafa dhe kryesisë në këto kohë sfiduese.

- Advertisement -

Jemi të bindur që qeverisja e re, e udhëhequr nga Prof. Dr Avdullah Hoti do të dëshmojë rëndësinë e vendimeve të ndërmarra për të shpëtuar aleancat strategjike, rikthimin e plotë të demokracisë në vend dhe rimekëmbjen e ekonomisë nga pasojat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19.

LDK, edhe këtë herë, si gjithmonë mbetet unike dhe qëndron fort në mbrojtje të vlerave tona themeltare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit