8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nisma me 4 deputetë merr 7 pozita në qeverinë e re

Rekomandime

Nisma Socialdemokrate pritet që t’i ketë tre poste ekzekutive në Qeverinë e re të Avdullah Hotit, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Endirt Shala nga kjo parti konfirmoi mbrëmë për Klan Kosovën se Nisma do t’i ketë një zëvendëskryeministër, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe atë të Mirëqenies Sociale, si dhe katër zëvendësministra.

“Nisma do të ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe katër zëvendësministra. Për emrat e ministrave ende nuk kemi vendosur”, ka thënë ai.

Për postet ministrore të Nismës janë përmendur Vesel Krasniqi, Skënder Reçica dhe Valdete Bajrami.

- Advertisement -

Ndryshe, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, Qeveria Hoti pritet të formoeht së shpejti.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ashpër VV, të cilët kanë paralajmëruar protestë më 5 qershor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit