11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish drejtori i Aviacionit, Eset Berisha dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Rekomandime

Ish drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kallëzim penal ndaj ish Kryeministrit, Albin Kurti dhe ish zëvendëskryeministrit, Haki Abazi për shkarkimin e tij nga kjo pozitë.

Berisha, që kishte nënshkruar edhe Marrëveshjen me Serbinë në emër të Kosovës, në Berlin, për linjën ajrore ka njoftuar se ndaj ish kryeministrit Kurti, ndër të tjera ka dorëzuar edhe padi për fyerje dhe shpifje.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot dorëzova një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendës kryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative) me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës, ndaj ish zëvendës kryeministrit Abazi, edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar (“arsyetimit”) me përmbajtje të rrejshme dhe me manipulim të provave në të gjitha pikat e arsyetimit të tij 14 faqësh të vendimit, mes tjerash me fshehje të;

– Raportit të auditimit të brendshëm nga ministria e financave;

- Advertisement -

– Raportit të Këshilit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil;

– Vendimeve gjyqesore

- Advertisement -

– Shkresave tjera zyrtare

Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme.

Për dallim prej z. Kurti, që e kishte plot gojën me “luftimin e kr(l)imit dhe korr(l)upsionit, jam #krenar për veprimet dhe vendimet e mia në luftimin e paligjshmërive në #AutoritetiiAviacionitCiviliKosovës dhe më gjerë.

Sepse, besoj se është e kundërligjshme mbajtja e postit të drejtorit të departamentit pa kualifikim, pa diplomë të studimeve themelore, e aq më tepër financimi me para publike i shkollimit në nivelin master jashtë vendit, edhe përkunder mungesës së diplomës së studimeve themelore, për këto kanë shkruar edhe gazetat më parë.

E për këta drejtor, ishin krijuar departamente pa asnjë nëpunës tjetër, përvec drejtorit, e i cili paguhet mbi 2.000 euro në muaj, në kundërshtim me kërkesat e ligjit për administratën shtetërore që parasheh të paktën 7 nëpunës për një departament, dhe jo pa arsye, por për shkak të shpenzimit më racional të buxhetit.

Sepse, është e kundërligjshme krijimi dhe lejimi i monopoleve në ekonomi, e aq më tepër, mosveprimi institucional kundër tyre.

Këto i luftova unë, dhe jam #krenar për këtë!!!

Eh, z. Kurti tani i mbetet të arsyetoj, pse nuk ka zbatuar ndonjë procedurë zyrtare për shkarkim, sic parashihet me ligjin e punes dhe ligjet tjera, ndërsa z. Abazi, të arsyetoj, pse ka deklaruar rrejshëm disa herë në shkresë zyrtare, ka konstatuar shkelje të ligjeve përkundër vendimeve gjyqësore që kanë vërtetuar të kundërtën, dhe pse nuk i ka përfshirë në shkresën e tij dokumentet dhe dëshmitë të cilat i ka pasur në posedim para se ta hartonte atë.

Të gjitha këto dëshmi tani i posedon edhe prokuroria.

Fatmirësisht, jetojmë në një vend me Kushtetutë dhe ligje të cilat i garantojnë të drejtat themelore njerëzore të mbrojtura me konventa ndërkombëtare. dhe në të cilin, shkelja e këtyre të drejtave sanksionohet me Kodin tonë Penal, të mirë.
EB

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit