11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

E përbashkëta e Ibrahim Rugovës e Albin Kurtit karshi Thaçit

Rekomandime

Analisti politik, Krenar Shala, ka thënë se presidenti historik Ibrahim Rugova dhe ish kryeministri Albin Kurti janë dy personat që me shumti e kanë bërë nervoz Hashim Thaçin.

Sipas tij Thaçi dialogun me Serbinë e ka mbajt n ‘pushtet, e kurrsesi sepse ka arritë me bo naj sen për me e forcu ekonominë apo shtetin ligjor.

- Advertisement -

Ai ka thënë se edhe tash Presidenti ka me u mundu kishe po dëshirojmë me nënshkrua marrëveshjen “përfundimtare” veq për me e arsyetua “domosdoshmërinë” për rizgjedhjen e tij për president për një mandat të dytë. Sepse, Thaçi është i vetëdijshëm që pushteti është mburojë për ikjen nga ndjekja penale.

Postimi i plotë:

Presidenti Rugova edhe ish kryeministri Kurti e bojshin shumë nervoz Presidentin Thaçi. Qaq nervoz e bojshin sa që veprimi i tij politik shpeshherë rrëshqitke në veprim parapolitik.

- Advertisement -

A me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe me kryeministrin e tanishëm të qeverisë së Presidentit, z. Hoti, nuk bohet nervoz. Kta i ka pasë kryeministra me qera. Veq sa për me e përmbushë qaty zyrën e kryesimit të qeverisë qashtu qysh parashihet me kushtetutë.

Kur ishte znj. Jahjaga Presidente, kryeministri i atëhershëm Thaçi nuk e lejke me shku n’dialog. Tash që osht president, nuk i lejojke kryeministrat Isën, Ramushin e tash Hotin me shku në dialog.

- Advertisement -

Sepse, Thaçin dialogu me Serbinë e ka majt n’pushtet, e kurrsesi sepse ka arritë me bo naj sen për me e forcu ekonominë apo shtetin ligjor.

Edhe tash Presidenti ka me u mundu kishe po dojmë me nënshkru marrëveshjen “përfundimtare” veq për me e arsyetu “domosdoshmërinë” për rizgjedhjen e tij për president për një mandat të dytë. Sepse, Thaçi është i vetëdijshëm që pushteti është mburojë për ikjen nga ndjekja penale.

Ndërkaq, Serbia, nuk është e gatshme të nënshkruaj marrëveshje për njohjen e Kosovës dhe kjo situatë status-quoje i konvenon sepse mendon që koha punën për interesin e Serbisë sa i përket Kosovës dhe poashtu Thaçi e din që sa ma gjatë të shkoj puna e dialogut me Serbinë, aq ma shumë i rriten gjasat për të vazhduar pushtetin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit