11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Rekomandime

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë Hoti, është vendosur që reciprociteti ndaj Serbisë të hiqen në mënyrë që dialogu me Beogradin të rinisë.

Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr të gjitha masat e pengesat nga ana e Kosovës për Serbinë, krejt kjo në mënyrë që të jepet frymë dialogut për të arritur marrëveshje përfundimtare.

- Advertisement -

E sot Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet ku ishte vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë. Kryeministri Avdullah Hoti ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri.

Hoti ka deklaruar se kjo vjen pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koordinimin e plotë për heqjen e reciprocitetit pas një konsulte edhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit