2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Serbia dyshohet se ka mashtruar BE-në duke thënë se 4000 pacientë janë shëruar nga koronavirusi brenda një dite

Rekomandime

Autoritetet serbe dyshohen se kanë mashtruar BE-në me një raport të fundit të dërguar për situatën në vend karshi luftës ndaj koronavirusit.

- Advertisement -

Në raportin e dërguar edhe OBSH-së thuhet se vetëm brenda një dite janë shëruar 4000 pacientë nga koronavirusi.

Statistikat kanë befasuar edhe shtetet më të fuqishme të BE-së të cilat kanë kërkuar një raport të detajizuar lidhur me këtë informacion të dhënë nga Serbia, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi që për 2 muaj në Serbi janë shëruar 6000 njerëz të infektuar ndërsa tani brenda ditës thuhet se janë shëruar plot 4000 pacientë, statistika që nuk përputhen fare dhe janë vështirë të besueshme.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi ka kërkuar zyrtarisht kërkesë për sqarim Institutit të Shëndetit Publik në Serbi lidhur me këtë informacion.

Këtë mashtrim Serbia dyshohet se e ka bërë vetëm për të dalur nga zona e rrezikshme epidemiologjike ngase shumica e shteteve evropiane ia kanë mbyllur kufijt për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

- Advertisement -

Mali i Zi, Kroacia e Sllovenia janë vetëm disa nga shtetet fqinj që kanë hapur kufijt për shtetet përreth, por jo edhe për Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit