1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Thanë është babai i Vjosa Osmanit, por ja kush është personi në foto që dënohet me 35 vite burgim në Hagë

Rekomandime

Një fotografi u shpërnda si rrufe në rrjetet sociale nga militantët e Partive politike.

Në këtë fotografi, thanë se është babai i Vjosës, mirëpo kjo nuk ishte e vërtetë.

- Advertisement -

Militantët partiak të cilët janë mbushur me urrejtje aq të fuqishme ndaj kundërshtarëve politik, filluan të gëzohen sepse ia gjetën një “fije” të keq Vjosës, e cila po kundërshton çdo politikë e çdo politikanë i cili po punon kundër interesave të Kosovës.

Madje aq shumë po kundërshton sa që edhe me liderin e partisë së saj është “kacafytur”, ndërsa dolën disa militantë të partive tjera politike, dhe iu vërsulen sikurse çakejtë Vjosës.

Por, fotografia në fjalë nuk është e babait të saj, por e njeriut që u dënua me 35 vite burgim nga Haga.

- Advertisement -

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku përmes një postimi në Facebook, ka publikuar tre fotografi të Milan Martiqit, i cili ishte komandant i policisë në Knin gjatë luftës në Kroaci, e që në vitin 2007 është dënuar me 35 vite burgim nga Tribunali i Hagës.

“Milan Martiq si komandant i policisë ne Knin, gjatë luftës në Kroaci dhe para Tribunalit të Hagës ku në vitin 2007 dënohet me 35 vite burg”, ka shkruar Maloku.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit