7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ambasadori zviceran dënon “gjuhën e papranueshme dhe denigruese” të përdorur ndaj Vjosa Osmanit

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, me të cilin mes tjerash diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Siç njofton Zyra për Informim e Kuvendit, ambasadori Lebet shprehu qëndrimin e vendit të tij për ta ndihmuar procesin e dialogut dhe sipas tij, shteti zviceran “mbron fuqishëm paprekshmërinë e kufijve”.

- Advertisement -

Gjithashtu bëhet e ditur se ambasadori zviceran e cilësoi të papranueshme gjuhën denigruese ndaj Vjosa Osmanit vetëm për shkak të mospërputhjes në qëndrime politike.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe i shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës.

Ajo e shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me vendet mike për promovimin e mëtejmë të jetës parlamentare, procesin e dialogut dhe krijimit të paqes së qëndrueshme, si dhe shmangien e gjuhës së urrejtjes.

- Advertisement -

Në anën tjetër, në komunikatë thuhet se Osmani dhe ambasadori Lebet shprehën po kështu nevojën e një procesi transparent dhe të kujdesshëm për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, si institucion që kujdeset për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të një sistemi që siguron kontrollin e pushteteve dhe llogaridhënien. ​

Ditë më parë në disa portale është publikuar një fotografi, në të cilën shihen dy persona me uniformë të Policisë serbe dhe për njërin prej tyre thuhej se është babai i Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Në reagimin e saj, pas publikimit të fotografisë dhe lajmit lidhur me foton, Vjosa Osmani kishte paralajmëruar masa ligjore ndaj portaleve që publikuan fotografinë dhe lajmin.

Kurse, mbrëmë në një intervistë në Klan Kosova, presidenti Thaçi la të kuptohet se babai i Vjosa Osmanit ka punuar për Serbinë dhe kërcënoi se këtë do ta bëjë “transparente” nëse këtë e kërkon ajo.

Lidhur me këtë deklaratë, Vjosa Osmani tha se “gjarpri ka provuar të kafshojë nderin e familjes” së saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit