Një person është gjetur pa shenja jetë në një ndërtesë në Pejë. Viktima (emër i njohur për redaksinë) është i moshës 60 vjeç dhe dyshohet se është varur me litar.
Lajmin për vetvrasjen e këtij personi e ka konfirmuar edhe Policia.
“Në tarracën e ish-motelit “Dardania” në Pejë, dyshohet se është një person i vetëvarur. Rastit në vendin e ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitet kompetente policore. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.