8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lul Raka ishte mjek i UÇK’së dhe vullnetar në Afrikë në luftën ndaj Ebolës

Rekomandime

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka është ndër figurat apo personat me të famshëm ditëve e muajve të fundit në Kosovë, kjo për shkak të pandemisë COVID-19, dhe kontributit të tij të madh në këtë drejtim.

Kontributi human i Lul Rakës përmes profesionit të mjekut është i madh si në Kosovë ashtu dhe jashtë saj.

- Advertisement -

Raka është kthyer në një nga figurat me të rëndësishme në Kosovë muajt e fundit, për shkak të profesionit të tij si mikrobiolog i dëshmuar, i cili vite me herët ka shërbyer në Liberi, saktësisht në vitin 2014, Raka kishte shkuar si mjek vullnetar për t’iu dalur në ndihmë banorëve të Liberisë në luftën ndaj virusit Ebola, që atë botë ishte përhapur shumë në vendet afrikane, Raka ishte i vemi mjek nga rajoni që kishte shkuar.

Ndihmën nga NATO, Raka thotë se e kishte përjetuar edhe si ndjenjë përgjegjësie, prandaj në vitin 2014 iu doli në ndihmë të prekurve me virusin vdekjeprurës të Ebolës, në Liberi.

- Advertisement -

Por me siguri pak njerëz janë në dijeni, por mjeku Lul Raka ka shërbyer edhe si mjek gjatë luftës në Kosovë, ai ishte në shërbim të UÇK’së.

Përveç shërbimit si mjek gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të tij ndaj banorëve të Liberisë, Raka ka dhënë dhe po jep ne vazhdimësi një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën ndaj pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

- Advertisement -

Lul Raka është epidemiolog kosovar dhe specialisti i mikrobiologjisë, i cili fakultetin e mjekësisë e ka kryer ne Universitetin e Prishtinës. Ndërsa ka përfunduar magjistraturën në vitin 2002 në Prishtinë, kurse në vitin 2004 ka mbaruar specializimin nga Mikrobiologjia mjekësore. Për aftësim specialistik ka qenë edhe në SHBA, Kanadë, Holandë e Kroaci.

Ndërsa, disertacionin e doktoratës e ka punuar në Universitetin e Zagrebit e të Prishtinës dhe e ka mbrojtur në vitin 2009 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Aktualisht është Profesor i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, Mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe udhëheqës i Programit për Rezistencë Antimikrobike dhe Infeksione Spitalore të Ministrisë së Shëndetësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit