4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shefja e BE’së e zhgënjyer me Kuvendin për mosratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Rekomandime

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova është shprehur e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare dje në Kuvendin e Kosovës.

Apostolova ka shkruar në Twitter se dështimi për të ratifikuar marrëveshjen në kuadër të programeve të BE’së për fiskalizim dhe dogana e pamundëson Kosovën në modernizimin e tyre.

- Advertisement -

E zhgënjyer me dështimin në Kuvend për t’u mos u ratifikuar disa nga marrëveshjet ndërkombëtare përfshirë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së për fiskalizim dhe dogana 2020, duke pamundësuar taksat dhe doganat e Kosovës për ta modernizuar punën e tyre dhe për të ndarë atë me kolegët në BE dhe përtej”, ka shkruar Apostolova.

Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, po ashtu edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020” por që të njëjtat nuk u ratifikuan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit