5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Nëse kryeministri Hoti bën këtë veprim, bie nga pushteti menjëherë

Rekomandime

Njohësit e ҫështjeve politike e shohin qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti si të ‘kërcënuar’ nga Serbia, pasi në momentin që kjo qeveri tregon ‘dhëmbët’ ndaj saj, rënia e saj është e menjëherëshme. Kështu, Faton Mehmeti, njohësi i ҫështjeve politike thotë se fakti që kjo qeveri varet nga Lista Serbe, nënkupton të mos pasurit guxim për të treguar qëndrim të denjtë karshi Serbisë.

Në momentin që qeveria tregon “dhëmbët” ndaj Serbisë, rënia e saj nga pushteti është e pashmangshme.

- Advertisement -

Heqja e tarifës pa kushte është hapi i parë i lëshimeve të mëdha, me kalimin e kohës ato vetëm sa do të shtohen.

Kjo është qeveri e Grenellit dhe Thaҫit, dhe si e tillë nuk mund të jetë në favor të vendit tonë, por të realizimit të skenarëve të tyre për përfitime personale.

Lëshimet ndaj Serbisë do të jenë edhe më të mëdha, për të cilat do habiten edhe zogjtë e malit. S’keni pa gjë akoma”, vlerëson Mehmeti./Bota sot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit