Lëvizja Vetëvendosje si gjithmonë edhe sot mblodhi në shesh mijëra qytetarë të Kosovës, por kësaj radhe jo për protestë por për të festuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Vetëvendosjes.
Tubimi i Vetëvendosjes përveçse u kritikua për rrezikim nga COVID-19, disa kundërshtarë politikë e akuzuan këtë parti se nuk kishte flamuj të Vetëvendosjes në tubim.
RTK publikoi një lajm se: “Asnjë flamur i Kosovës në tubimin e VV-së”.
Në anën tjetër, këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në tubimin e LVV nuk kishte asnjë flamur shtetëror.
Mirëpo një gjë e tillë u demantua nga aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët kanë filluar të postojnë foto nëpër rrjetet sociale me flamurin e Kosovës në tubim.