11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shkaku i dallavereve me tender, shteti rrezikon kokën e qytetarëve në komunikacion

Rekomandime

Në shumë rrugë të Kosovës nuk dihet ku fillon e ku mbaron vija e shenjëzuar në komunikacion. Kësisoj shoferët i ekspozohen rrezikut, kryesisht gjatë natës, ku në rrugë mungon edhe ndriçimi.

- Advertisement -

Janë mbi 700 kilometra rrugë që bien në përgjegjësinë e ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit për të cilat nuk ka asnjë kompani të kontraktuar që tri vite për mirëmbajtjes e sinjalistikës së tyre.

Bëhet fjalë për rrugët nacionale Prishtinë –Pejë, Pejë – Kullë, Pejë –Prizren, Klinë –Istog, Skenderaj –Klinë –Vushtrri. Mitrovicë –Bajgorë, e disa të tjera.

Në shumë prej këtyre rrugëve vijat janë fshirë tërësisht, në disa ende kanë mbetur gjurmët e vijave të vjetra, e në disa ka vija të reja për shkak se në tri vitet e fundit që kur janë pa mirëmbajtje ka pasur edhe ndërtime të reja.

- Advertisement -

Mungojnë ose janë dëmtuar edhe shenjat paralajmëruese, shkruan lajmi.net.

Qytetarët thonë se po shohin shumë aksidente në rrugë.

- Advertisement -

Në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë, në zonën e fshatit Rigjevë deri në Dollëc janë fshirë vijat. Statistikat flasin se në këtë zonë ka vdekje.

Fadil Morina, një banor nga Rigjeva thotë se së fundmi në këtë zonë ka pasur disa aksidente ku përgjegjësinë e hedh tek shteti.

Ministria e Infrastrukturës që tri vite e gjysmë ka hapur tender për sinjalizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në rrugët nacionale dhe rajonale të Kosovës, por nuk ka arritur që të finalizojë në tërësi tenderin.

Derisa ka lidhur kontrata për shumicën e rrugëve, dy pjesë të këtij tenderi lot II dhe lot III, që nga viti 2018 ndodhen në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pasi ky organ gjeti shkelje.

Në fund ministria vendosi që të anuloj krejt procedurat e prokurimit, por OSHP-ja ia ka anuluar këtë vendim, duke e urdhëruar që të shpallë fitues kompanitë e përgjegjshme. Shtatë herë e ka kthyer në rivlerësim këtë tender Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Lajmi.net disa herë ka kërkuar sqarim nga ministria e Infrastrukturës lidhur ecurinë e këtij tenderi, por ky institucion i cili nga viti 2018 ndërroi tre ministra, nuk ka kthyer përgjigje.

Së fundmi ministria ka vendosur që të jap pak sqarime nëpërmjet një zyrtari të saj, ani pse ai nuk është në rrjedha për procedurat tenderuese.

Emir Morina – inxhinier i trafikut në Ministrinë e Infrastrukturës ka treguar se cilat rrugë bien në përgjegjësinë e Ministrisë. Ai nuk foli shumë për procedurat tenderuese, por ka treguar për rrugët më problematike që përfshihen në lot II dhe III.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit