7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fjalët e para të Messit si futbollist i PSG-së

Rekomandime

Gjithçka është zyrtare tashmë. Lionel Messi do të jetë lojtar i Paris Saint-Germain për dy vite plus një vit me mundësi vazhdimi.

Përmes një videoje, PSG e prezantoi Messin si lojtarin e tyre më të ri.

- Advertisement -

Ndërkohë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i PSG-së.

“Jam i ngazëllyer për të filluar një kapitull të ri të karrierës sime në Paris Saint-Germain. Çdo gjë në lidhje me klubin përputhet me ambiciet e mia të futbollit. Unë e di se sa të talentuar janë skuadra dhe stafi trajnues këtu. Unë jam i vendosur të ndihmoj në ndërtimin e diçkaje të veçantë për klubin dhe tifozët, dhe mezi pres të dal në fushë në Parc des Princes” – tha Messi.

- Advertisement -

Prezantimi i tij pritet të bëhet nesër në “Parc des Princes” me fillim nga ora 11:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit