Autor: Msc. Skender Berisha
Sqarim:
1. (“Me’t leme”, lind me një aftësi më ndryshe nga të tjerët, dhe e përdorë atë, kurse “Me’t bleme”, mundohet të imitojë dhe të paraqesë veten e tij më ndryshe se qfarë është në realitet),
2. (“Me’t nime”, flet vetëm se qfarë ka dëgjuar, kurse “Me’t t’pame”, e argumenton atë qfarë flet pasi e ka parë apo ka qenë prezent).
Janë dy shprehje që tek ne përdoren shpesh, por që kanë rëndësinë dhe domethënien për vendin dhe kohën që përdoren.
Shpesh na rastis të dëgjojmë ngjarje nga më të ndryshmet, tek të tjerët të shohim aftësi më të ndryshmet, dhe ato na bëjnë kurioz t’i shikojmë apo edhe t’i dëgjojmë.
Në raste kur vetëprezenca të bënë akterë, tregimi dhe fjala kanë peshën e saj, ndërsa e kundërta gjithmonë të bënë të flasësh “me’t nime”, gjë e cila nuk të bën të besueshëm.
Prandaj, nuk është princip bazë i një njeriu, me karakter, të humbet për një fjalë goje dhe të sjelli vetën e tij në rangun e atyre që për tu besuar gjithmonë duhet të betohen.
Edhe në skenën politike kosovare kemi personalitete që politikën apo lidershipin nuk e kan “me’t leme por me’t bleme”, dhe një gjë të tillë e shohim qdo ditë e më shumë, sidomos në emisionet televizive.
Tjetër specifikë që përdoret relativisht shumë te ne, është se flasin “me’t nime e jo me’t pame”, dhe lirisht mund ta quajmë një mangësi, e që duhet urgjentisht ta riparojë personi që përdorë karakterin e tij duke i’u referuar të tjerëve.
Një fjalë e urtë thonë ” mos fol me’t nime se s’tbeson kush”, dhe gjithashtu kur dëgjojmë se dikush bën një gjest të mirë, apo ka aftësi më ndryshe se të tjerët, e themi me zemër se e ka “me’t leme e jo me’t bleme”, dhe gjithsesi ka ndikim pozitiv në ndjesitë tona kundrejt personit në fjalë.
Edhe në skenën muzikore, të artit, të shkencës e shumë të tjerë, kemi shumë persona që “zanatin” që e kryejnë nuk e kan “me’t leme por me’t bleme”, që si rezultat i kësaj pësojnë ata që e kan “me’t leme”.
Por, cili faktor po ndikon tek njerëzit që të ndryshojnë karakter?
Si faktor që pa asnjë hezitim e bënë njeriun të ndryshojë është faktori “Interes”.
Pra interesi e përcakton sjelljen njerëzore, duke e bashkërenduar atë “me’t nime” apo ” me’t pame”.
Është interesant se edhe faktori politik, me politikat e ngushta, bënë që një pjesë të njerëzve të kryejnë edhe punët që sjanë fare në profesionin e tij.
Pra të kryejnë punë apo “zanat” që se ka “me’t leme por me’t bleme”.
Njeriu i krijuar si qenie e dobët, i mbetet të punojë dhe shpresojë se do të vijë një ditë që të gjithë do të kryejnë punën e vet që e kan “me’t leme e jo me’t bleme”, dhe t’u kufizojë mundësinë dhe hapsirën atyre që flasin “me’t nime e jo me’t pame”.
Pra, ta kesh ” me’t bleme e jo me’t leme ” është mirë të qëndrosh anash, kurse ta kesh “Me’t nime e jo Me’t pame” ma mirë të mos flasësh fare./Kosova ime