7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria merr vendim për hapjen e të gjitha pikave kufitare

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 31 maj 2020.

Ky vendim parasheh lëvizje të lirë, por nën mbikëqyrje nga institucionet dhe në zbatimin e manualit të ri në parandalimin e virusit.

- Advertisement -

Ky vendim sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj hyn në fuqi me datën 22 qershor.

Ai kërkoi të rritet përgjegjësia dhe vetëdijesimi për qytetarët dhe institucionet.

“Ky vendim të hyjë në fuqi me datën 22 qershor që përgatitjet janë më intensive në rritjen e kapaciteteve të inspektimeve. Sot manuali do t’i shpërndahet gjitha institucionet, atëherë edhe Qeveria të obligoj në përdorimin e tyre”, tha ai.

- Advertisement -

Zemaj tha se me këtë ndryshim do të hapen edhe pikat e tjera kufitare tokësore.

“T’iu ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika lëvizje të lirë”, tha Zemaj.

- Advertisement -

Më herët, ishin hapur disa pika kufitare, e disa për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë, ishin lënë për më vonë.

Pikat kufitare Qafë-Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë, janë disa prej pikave që do hapen prej 22 qershorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit