13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nesër Lajçak viziton Kosovën, konfirmohet takimi me Vjosa Osmanin

Rekomandime

Nesër në Kosovë, për një vizitë do të vij përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak. Ardhja e tij është konfirmuar edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Madje kryeparlamentarja, Vjosa Osmani do ta zhvillojë një takim me të, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Takimi do të ndodhë në objektin e Kuvendit, derisa do të nis në orën 17:45.

Ndryshe, mediat mund të marrim vetëm pamje nga fillimi i këtij takimi.

Kujtojmë, që vizita e Lajçak thuhet se po bëhet me qëllim të përgatitjes së terrenit për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

- Advertisement -

Ndërsa, sot i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, përmes një postimi të bërë në Twitter ka konfirmuar se më 27 Qershor nis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shkruar se ka marrë angazhim nga të dyja shtetet për ta filluar dialogun dhe për t’u ndalë fushata e mosnjohjes.

- Advertisement -

E, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti postimeve në Facebook kanë thënë se mirëpresin ftesën për rifillim të procesit të dialogut në normalizim të marrëdhënieve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit