Ishte duke luajtur me top, kur aksidentalisht dëmtoi lulen në oborrin e fqinjit të tij. Kështu, siç transmeton Shekulli, vendosi që t’i shkruante një letër ndjese dhe t’i linte 5 euro si dëmshpërblim.
Është ky veprimi fisnik i një fëmije 11 vjeç, në Trieste të Italisë. Historia është treguar në rrjetet sociale nga docenti i filozofisë në Universitetin e Trieste, duke publikuar edhe letrën e shkruar me dorë:
“Mirëdita, kërkoj ndjesë për lulen. E godita aksidentalisht me top. Ja ku i ke 5 euro për dëmin”. Profesori shkruan se, “Kursi im i radhës i etikës publike në Universitet, do të nisë nga këtu”.19 qershor 2020, 10:22